Desantila Kullaj, një nënë e re që sot gjendet përballë një realiteti të pamëshirshëm ka nevojë për ndihmën tuaj.
Historia e saj është e mbushur me dhimbje e sakrifica. Nga martesa e parë, Desantila solli në jetë tre fëmijë, duke u përpjekur me mish e me shpirt të ndërtonte një familje të qëndrueshme. Pas divorcit, ajo mendoi se jeta do t’i jepte një shans të dytë. U martua sërish, me shpresën se do të gjente paqen dhe mbështetjen që çdo grua meriton.
Por fatkeqësisht, kjo martesë u kthye në një tjetër plagë. Dhuna e vazhdueshme që përjetoi nga bashkëshorti i dytë e detyroi të kërkonte një urdhër mbrojtjeje dhe sot, e lodhur nga vuajtjet, vendosi t’i japë fund këtij kalvari.
Që prej ditës së djeshme, Desantila endet rrugëve të Durrësit, e vetme me katër fëmijët e saj të mitur: vetëm 7, 5, 3 dhe 1 vjeç. Por drama nuk mbaron këtu ajo është shtatzënë dhe pret të sjellë në jetë edhe një foshnjë tjetër, ndërsa nuk ka as një çati ku të strehohet.
Në këtë moment, ajo nuk kërkon luks, por vetëm një vend ku të vendosë fëmijët e saj të flenë të sigurt, larg dhunës, larg rrugës dhe të ftohtit.
KUSHDO QË KA MUNËSI TË NDIHMOJË DESTANTILËN:
Titullari i Llogarisë: DESANTILA KULLAJ
IBAN: AL13212110090000000001685883
Kontakt: +355 69 618 7816
Adresa: Shkolla 9-vjeçare "14 Nëntori", Durrës