Vrau dy persona dhe plagosi dy të tjerë në Shkodër, momenti i arrestimit të autorit Rakip Gila

Shkruar nga: U Tafa | Publikuar më: 08.09.2025, 10:44

JOQ ka siguruar pamjet e arrestimit të autorit të atentatit të ndodhur pak më parë në Shkodër, ku humbën jetën dy persona dhe u plagosën dy të tjerë.

Në pamje duket ndjekja e autorit nga efektivët e policisë, si dhe momenti kur Ragip Gila është prangosur pas një ndjekjeje të gjatë, fillimisht përgjatë shtratit të trenit dhe më pas në zonën e njohur si Zalli i Kirit.

Ragip Gila nuk është një emër i panjohur për autoritetet. Në vitin 2023, ai ishte arrestuar gjatë operacionit policor të koduar “Imazhi fals”, pasi në banesën e tij u gjet një bazë e pajisur me mjete të përdorura zakonisht nga grupet kriminale.

Policia kishte sekuestruar atëherë 7 jelekë anti-plumb, 2 palë doreza, 3 maska, 2 paruke, municion luftarak, një kokore metalike, një armë gjahu dhe sende të tjera të kundërligjshme. Gjithashtu, në banesë u gjet dhe një sasi e lëndës narkotike, e dyshuar si kanabis.

Për këtë rast, Gila u procedua për disa vepra penale, përfshirë “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Ky arrest vjen pas atentatit të rëndë që tronditi qytetin e Shkodrës, duke lënë pas dy viktima, Armando Pali dhe Geridon Kraja, dhe dy të plagosur, Erogen Vaso dhe një kamariere, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit