Atentati në Shkodër, shkon në 2 numri i viktimave, ndërron jetë edhe badigardi i Erogen Vaso

Shkruar nga: U Tafa | Publikuar më: 08.09.2025, 09:58

Ngjarja e rëndë e ndodhur sot në qendër të Shkodrës ka shënuar një tjetër viktimë. Burime për JOQ bëjnë me dije se në spital ka ndërruar jetë Geridon Kraja, i njohur si badigardi i Erogen Vaso (Brajoviç).

Nga atentati është plagosur gjithashtu edhe një kamarier i lokalit ku ndodhi ngjarja. Ai ka marrë një plumb në gjoks, por sipas mjekëve ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Kujtojmë se pak më herët, nga breshëria e plumbave mbeti i vrarë në vend Armando Pali, ish-anëtar i Këshillit Bashkiak të Shkodrës, ndërsa u plagos rëndë Erogen Vaso. Sulmi ndodhi në lokalin pranë godinës së Bashkisë Shkodër, ku autorët qëlluan me breshëri ndaj tavolinës ku ndodheshin Pali dhe Vaso.

Dyshohet se shënjestër e atentatit ka qenë pikërisht Erogen Vaso, vëllai i Denis Bajrit. Ndërkohë, policia ka rrethuar zonën dhe ka ngritur pika kontrolli për kapjen e autorëve, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje të rëndë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit