Të shtëna me armë në Shkodër, një i vrarë dhe dy të plagosur

Shkruar nga: U Tafa | Publikuar më: 08.09.2025, 08:55

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Shkodrës. Të shtënat me armë zjarri janë regjistruar në lokalin “Tek Bar Restorant Idromeno”, pranë godinës së Bashkisë.

Sipas informacioneve paraprake, ndaj lokalit është qëlluar me breshëri plumbash. Burime për JOQ raportojnë se nga të shtënat ka mbetur një person i vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur.

Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e plota dhe identitetin e autorëve të ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit