Dyshohet se dhunoi të birin 4-vjeçar, përfundon në pranga shqiptari në Greqi

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 08.09.2025, 01:00

Një 42-vjeçar shqiptar është vënë në pranga në ishullin Tinos të Greqisë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj fëmijës së tij të mitur.

Sipas autoriteteve greke, ngjarja ka ndodhur në portin e jashtëm të ishullit, ku i arrestuari akuzohet se ka goditur djalin e tij vetëm 4-vjeç.

Rasti po hetohet nga Komanda e Portit të Tinos, ndërsa deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje të tjera mbi gjendjen shëndetësore të fëmijës apo rrethanat e plota të ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit