Një foto e shkrepur pak minuta më parë në zonën e Astirit ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve.
Në foton e mbërritur në redaksinë e JOQ Albania shihet një arush i madh pellushi ngjyrë të kuqe, i hedhur në tokë pranë kazanëve të mbeturinave.
Në prehërin e tij është vendosur një arush tjetër i vogël ngjyrë kafe, ndërsa pranë tyre ndodhet edhe një lodër tjetër rozë, që ngjan me personazhin e njohur “Stitch” nga filmi i animuar “Lilo & Stitch”.
Për shumëkënd, kjo pamje mund të jetë prekëse. Shpesh arushët e mëdhenj prej pellushi nuk janë thjesht lodra, por dhurata që përgjithësisht djemtë u bëjnë vajzave në shenjë dashurie. Pas këtij arushi të hedhur në plehra mund të fshihet një histori ndarjeje, një zemër e thyer apo thjesht kujtime që dikush ka zgjedhur t’i lërë pas.
