I ranë të fikët, qytetari kërkon të gjejë djalin që e ndihmoi: Dua ta takoj dhe falënderoj!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 07.09.2025, 23:59

Një mesazh i veçantë ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, ku një qytetar tregon historinë e tij ku u përball me një emergjencë shëndetësore dhe dëshiron të gjejë personin që e ndihmoi në këtë moment shumë të vështirë.

Ai rrëfen se, ndërsa ndodhej në Durrës me të fejuarën, papritur gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua dhe rrezikoi të humbiste ndjenjat. Në ato çaste, një djalë me bashkëshorten dhe vajzën e vogël u ndal dhe e dërgoi me makinë deri tek urgjenca, duke i ardhur menjëherë në ndihmë.

Qytetari nuk ka mundur të marrë asnjë kontakt të tij pasi ka qenë i pavetëdijshëm, por shpreson që personi që e ndihmoi ta lexojë këtë mesazh dhe të kontaktojë me redaksinë e JOQ Albania, në mënyrë që t’i japim të dhënat për t’u lidhur me të.

Mesazhi i plotë i qytetarit:

“Përshëndetje JOQ!Si jeni? Dua të gjej një person që më ndihmoi sot!! Isha me të fejuarën time në Durrës pasi jetojmë jashtë shtetit, por këtej kemi ardhur për pushime dhe thamë të dalim ndonjë xhiro andej nga Durrësi sepse ne jetojmë në Tiranë. Të dielën nga ora 10 e pak, 11 se mbaj mend mirë orën, nuk isha mirë dhe fika makinën pak poshtë stacionit të trenit/autobusit. Ishin disa lokale, mora një shishe ujë mendova se mund të qetësohem por jo, u përkeqësova më shumë. Nuk isha në gjendje të merrja makinën të shkoja deri tek urgjenca në Durrës nga marrja e mendve e tepër dhe më binte si gjendje të fikti, por dhe e fejuara u tremb dhe s’e merrte dot makinën me ec. Kaloi një djalë me gruan e vet dhe me vajzën e vogël. Sapo i thamë, ai erdhi direkt, na dërgoi aty. Parkova makinën, unë kam qenë i pavetëdijshëm kur kam qenë tek urgjenca dhe e fejuara ka qenë e dramatizuar, nuk ka arritur dot t’i merrte një numër ose ndonjë aplikacion komunikimi. Unë dua ta gjej dhe ta takoj e ta falënderoj shumë.”

*Fotoja e përdorur në artikull është ilustruese*

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit