Mbrëmjen e kësaj të diele, trafiku i rënduar ka paralizuar rrugët e Shëngjinit dhe Lezhës, veçanërisht zonën e Ranës së Hedhun.
Një qytetar ka dërguar në redaksinë e JOQ Albania një video komike, ku shihet se si disa djem vendosën ta përballonin trafikun kilometrik në mënyrën e tyre. Ata nxorën letrat dhe nisën një lojë mbi kofanon e makinës, duke e kthyer pritjen e lodhshme në një moment humori.
Pamjet tregojnë kreativitetin dhe durimin me të cilin qytetarët po përpiqen të kalojnë situata të tilla të vështira në rrugë.
Kujtojmë se më herët kemi raportuar se fundjava e parë e shtatorit solli trafik të rënduar në Shëngjin dhe Lezhë, me qytetarë që mbetën të bllokuar për më shumë se dy orë.
Situata ishte veçanërisht problematike për familjet me fëmijë të vegjël, të cilët e kishin të pamundur të përballonin orët e gjata të bllokimit.
Pamjet nga vendngjarja tregonin rreshta të gjatë automjetesh të fikura, ndërsa qytetarët kërkonin menaxhim më efikas të trafikut në këtë zonë turistike.