Një apel urgjent për ndihmë ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, ku kërkohet ndihmë për vogëlushin Rejan Syla, vetëm 18 muajsh.
Rreth një vit më parë, shqiptarët u bënë bashkë dhe e mblodhën shumën që i duhej për ndërhyrjen e parë në zemër, apel që u publikua gjithashtu nga JOQ Albania. Falë këtij solidariteti dhe falë Zotit, Rejani e kaloi me sukses operacionin kur ishte vetëm 8 muajsh.
Por fatkeqësisht, vogëlushi ka pasur një tjetër komplikacion në një arterie të zemrës dhe pas dy ditësh duhet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje urgjente në spitalin Medical Park në Izmir të Turqisë. Për operacionin duhen 25 mijë euro, një kosto që familja nuk ka mundësi ta mbulojë.
Babai i tij, Kastrijot Syla, përmes një postimi prekës ka kërkuar edhe një herë ndihmën e shqiptarëve:
“Djali im pas operacionit vitin e kaluar e kaloi me sukses falë ndihmës tuaj. Tani ka një komplikim tjetër dhe duhet të bëjë një ndërhyrje që kushton 25 mijë euro. Ju lutem kush ka mundësi të kontribuojë, Allahu ju shpërbleftë të gjithëve.”
Të dhënat për të kontribuar:
Raiffeisen Bank SWIFT: RBKOXKPR IBAN: XK05 1505001007214267
📞 Kontakt: +383 46 175 287, +383 44 520862
Ose mund të kontaktojnë babain e Rejanit në Instagram.