Që prej orës 20:00 ka nisur eklipsi i Hënës, i cili pritet të zgjasë deri në orën 23:00, duke sjellë para syve tanë fenomenin e rrallë të “Hënës së Përgjakshme”.
Ky fenomen hapësinor është i dukshëm në të gjithë Europën, përfshirë edhe vendin tonë. Hëna tashmë ka marrë një ngjyrë të kuqërremtë, efekt që ndodh kur ajo kalon përmes hijes së plotë të Tokës dhe ndriçohet nga drita e filtruar e atmosferës. Spektakli i natyrës bën që ajo të shfaqet si një “top i kuq” gjigant që ndriçon natën.
Fotot e mëposhtme janë realizuar në qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe janë dërguar nga qytetarët në redaksinë e JOQ Albania. Ky është një moment i veçantë për t’u shijuar, ndaj mos e humbisni.



