Dy orë pa lëvizur vendit, trafik kilometrik në Shëngjin

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 07.09.2025, 20:29

Fundjava e parë e shtatorit ka sjellë sërish trafik të rënduar në Shëngjin dhe Lezhë, pasi shumë pushues po kthehen nga plazhi për t’iu rikthyer rutinës së përditshme.

Pasditja dhe mbrëmja e sotme kanë krijuar kaos të vërtetë në zonën e Ranës së Hedhun, ku qindra qytetarë kanë mbetur të bllokuar për orë të tëra. Disa prej tyre raportojnë për JOQ Albania se ndodhen mbi dy orë në trafik pa lëvizur, ndërsa kanë fikur dhe makinat.

Situata është veçanërisht e vështirë për familjet me fëmijë të vegjël, të cilët nuk mund të përballojnë kushtet e gjata të bllokimit.

Një qytetar shkruan: “Mirmrëma JOQ! Kemi mbi 2 orë që jemi të bllokuar në trafik te Rana e Hedhun në Shëngjin. Nuk e dimë se çfarë po ndodh po trafiku është me kilometra. Të gjithë njerëzit i kanë fikur makinat. Ju lutemi lajmëroni Policinë të marrë masa se jemi me fëmijë të vegjël me vete.

Pamjet nga vendngjarja tregojnë rreshta të gjatë automjetesh të fikura, që presin të lëvizin, ndërsa qytetarët kërkojnë menaxhim më efikas të trafikut në këtë zonë turistike që çdo vit përballet me të njëjtin problem.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit