Një tjetër person në nevojë shan kalimtarët që s’e ndihmojnë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 07.09.2025, 16:49

Paraditen e sotme, JOQ Albania raportoi një shqetësim të banorëve në zonën e ish-Doganës në Laprakë, ku një person që i kërkonte para kalimtarëve shfaqej i dhunshëm sa herë nuk merrte ndihmë. Sipas qytetarëve, ai jo vetëm që i ofendonte, por edhe godiste automjetet që kalonin pranë.

Raste të ngjashme duket se po shtohen gjithnjë e më tepër në rrugët e Tiranës. Së fundmi, një tjetër denoncim ka mbërritur për një person që endet rrugëve me një karrocë invaliditeti në zonën e Don Boskos. Edhe pse herë pas here kërkon ndihmë, ai shpesh shfaq sjellje agresive ndaj kalimtarëve, duke i fyer e ofenduar, veçanërisht gratë që kalojnë aty.

Desha të bëja një denoncim për një person që po na shqetëson jashtë mase me fjalor tepër të ulët këtu në Don Bosko. Ky ofendon çdo femër që kalon në rrugë,” shkruan një qytetar.

Në pamjet e siguruara, personi shihet duke lëvizur me karrocë në mes të rrugës, madje në një moment i afrohet një kabine elektrike dhe thyen një shishe aty pranë.

Ngjarje të tilla ngrenë domosdoshmërinë e ndërhyrjes së institucioneve përgjegjëse, në mënyrë që individët me sjellje problematike të marrin trajtimin e duhur, ndërsa qytetarët të ndihen të sigurt dhe të mbrojtur në hapësirat publike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit