Skandali përfshinte edhe Endrit Hidon, nipi i Vilma Nushit të koncesionit të famshëm të Check-Up-it, Eduard Curraj, oligarku i ilaçeve me Delta Pharma, dhe Vasili klient i ministrisë. Tenderi ishte shënuar me Flamur të Kuq, për mungesë konkurrence, e thënë ndryshe, paratë ishin ndarë paraprakisht. Dhe qytetarët, si zakonisht, paguajnë dyfish, njëherë me taksa, njëherë me mungesë shërbimi.
Ndërsa shqiptarët vuanin për barna dhe radhë spitalesh, thesari i shtetit derdhej me lehtësinë e një gotë uji në xhepat e përkëdhelurve të sistemit. Asnjë kontroll, asnjë hetim, asnjë përpjekje për të mbrojtur interesin publik. SPAK deri më sot ka zgjedhur të mos shohë ndoshta se emrat janë shumë të mëdhenj, ose sepse heshtja është më komode.
Sot, 8 shtator 2025, pas tre vitesh heshtjeje dhe mungese veprimi nga SPAK ndaj ministres së atëhershme të shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, na mbetet vetëm të kuptojmë se partitë dhe drejtësia bëjnë sikur luftojnë korrupsionin, por në realitet ndajnë tenderat dhe mbulojnë njëra-tjetrën. Deri kur partitë dhe drejtësia do të vazhdojnë të bëjnë teatrin, ndërkohë që mbulojnë njëra-tjetrën në skandale?