Me cigaren në dorë drejt spitalit! Shqiptarët ndër më të dhënët pas duhanit

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 07.09.2025, 14:30

Të dhënat e fundit nga Eurostat dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë tregojnë se rreth 40% e popullsisë shqiptare konsumon duhan, duke e renditur Shqipërinë të dytën në Europë, pas Maqedonisë së Veriut, ku ky numër shkon në 41.1%. Këto shifra janë dukshëm mbi mesataren evropiane, ku vetëm 24% e banorëve mbi moshën 15 vjeç pinë duhan. Ndër vendet e Mesdheut, Italia ka një përhapje më të ulët me 24%, shifër që ka mbetur thuajse e pandryshuar ndër vite.

Konsumi i lartë i duhanit në Shqipëri lidhet ngushtë me rritjen e rasteve të sëmundjeve të mushkërive, veçanërisht tumoreve. Sipas mjekëve, në 85% të rasteve me probleme të rënda në mushkëri, shkaku kryesor është duhani. Parashikimet e OBSH tregojnë se deri në vitin 2030, rastet me tumor në Shqipëri pritet të rriten me 60%, duke e bërë duhanin një nga faktorët më të rrezikshëm për shëndetin publik.

Në kontrast me vendet si Suedia, ku vetëm 8% e popullsisë mbi 15 vjeç pinë duhan, Shqipëria përballet me një situatë alarmante. Holanda dhe Danimarka ndjekin Suedinë me përkatësisht 11% dhe 14% të popullsisë që konsumon duhan. Brenda Bashkimit Evropian, meshkujt kanë një përqindje më të lartë duhanpirjeje (28%) krahasuar me gratë (21%). Këto të dhëna e vendosin Shqipërinë në një pozitë kritike që kërkon ndërhyrje të menjëhershme me politika parandaluese dhe informuese.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit