22-vjeçari plagos me thikë fqinjin e tij në Durrës

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 07.09.2025, 14:05

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Durrës, ku një 22-vjeçar ka plagosur me thikë fqinjin e tij pas një konflikti. I plagosuri u dërgua menjëherë në spital dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se në përleshje është përfshirë edhe babai i autorit, si dhe disa persona të tjerë, të cilët janë shoqëruar nga policia në komisariatin e Durrësit për zbardhjen e ngjarjes. Policia ndodhet ende në vendngjarje dhe po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave dhe hetimin e plotë të konfliktit, me qëllim marrjen e masave të mëtejshme ligjore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit