Burri merr kuajt dhe i tërheq në mes të detit

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 07.09.2025, 14:26

Kjo video e mbërritur pak minuta më parë në redaksinë tonë tregon një burrë që merr dy kuaj dhe i fut në thellësi të ujit në det duke i tërhequr për litari.

Ngjarja ka ndodhur në plazhin e Velipojës, në prezencë të pushuesve të cilët nuk kanë nguruar për ta filmuar këtë moment.

Një pushues nga Kosova i habitur nga ajo që pa, e dërgoi këtë video për JOQ Albania, duke pyetur publikun: A është normal një veprim i tillë?

Në mesazhin e tij, ai shkruan: “Përshëndetje, jam një pushues nga Kosova, desha ta postoni këtë video nga plazhi i Velipojës sot. A është normale kjo gjë? Ja videoja!”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit