Silvi kërkon ndihmë për rindërtimin e shtëpisë që iu dogj nga zjarri

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 07.09.2025, 14:01

Kush ka mundësi të kontribuojë, mund ta bëjë nëpërmjet linkut “GoFundMe”.

Ky është Silvi Zeneli, një djalë i ri nga fshati Zenelas i Gramshit.

Më 12 gusht, fshati i tij u përfshi nga një zjarr i madh që shkatërroi disa shtëpi, mes tyre edhe atë ku jetonte Silvi me bashkëshorten dhe prindërit.

Ishte ora 12 e natës kur flakët pushtuan banesën e tyre. Brenda pak minutash, gjithçka që kishin ndërtuar me mund e sakrifica të pafundme u kthye në hi. Ata arritën të shpëtonin vetëm jetën e tyre, ndërsa me lot në sy, panë si shembej përballë tyre çdo kujtim, çdo mund, çdo ëndërr.

Sot, gati një muaj pas asaj nate që do ta mbajë mend përjetë, Silvi ka vetëm një lutje për të gjithë shqiptarët me zemër të madhe: “Më ndihmoni të rindërtoj shtëpinë time!

Çdo ndihmë, sado e vogël, është një gur i çmuar për të ngritur sërish strehën e kësaj familjeje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit