Qytetarja blen mish të grirë Arani në marketin Mega të Vlorës, del i prishur: AKU të ndërhyjë!

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 07.09.2025, 13:30

Një qytetare nga Vlora ka denoncuar sot për JOQ një rast shqetësues që lidhet me sigurinë ushqimore. Sipas saj, gjatë një vizite në supermarketin Mega, ka hasur mish të grirë të prishur, duke ngritur shqetësime serioze për shëndetin publik.

Përshëndetje JOQ! Sot shkova në supermarketin Mega në Vlorë dhe vura re se mishi i grirë ishte i prishur. I bëj thirrje AKU-së që të marrë masa dhe të kontrollojë ushqimet që tregtohen, sepse po rrezikojnë shëndetin e fëmijëve tanë. Nuk mund të lejojmë që të na helmojnë me ushqime të pakontrolluara!” shprehet qytetarja për JOQ.

Ajo i bën thirrje Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) të ndërhyjë menjëherë dhe të kryejë kontrolle në subjektet tregtare, për të shmangur raste të tilla të rrezikshme për konsumatorët, veçanërisht për fëmijët.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit