Kanali kullues në Vlorë prej dy vitesh i bllokuar, Dredha i lë banorët në rrezik

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 07.09.2025, 12:59

Një qytetar ka denoncuar për JOQ një problem serioz në hyrje të By Pass-it të Vlorës, ku një kanal kullues është bllokuar prej më shumë se dy vjetësh nga inertet, duke shkaktuar shqetësim, përmbytje në kohë reshjesh, rrezik pë shëndetin e banorëve si pasojë e përhapjes së mundshme të infeksioneve.

"Përshëndetje Joq. Ky është një kanal kullues në hyrje të By Pass-it të Vlorës, i bllokuar nga inertet, dhe bashkia nuk merr asnjë masë. Ka mbi 2 vjet që situata është kështu", shkruan qytetari për JOQ, i cili kërkon ndërhyrje të menjëhershme për zgjidhjen e problemit.

Bashkia e Vorës me kryetar Ermal Dredhën nuk ka marrë ndonjë masë për të zgjidhur problemin në fjalë, ndërsa banorët presin që autoritetet të veprojnë për të parandaluar dëmtimet e mëtejshme dhe për të rivendosur funksionimin normal të kanalit kullues.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit