Aksident në aksin Burrel-Klos, një i plagosur rëndë niset drejt Traumës

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 07.09.2025, 12:27

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e së dielës në aksin nacional Burrel–Klos, ku përplasja mes një makine dhe një motori ka lënë të plagosur drejtuesin e motorit.

Pas përplasjes, i plagosuri u transportua fillimisht në spitalin e Burrelit, ku mori ndihmën e parë mjekësore. Më pas, ai u dërgua në spitalin e Traumës në Tiranë për trajtim më të specializuar.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po vijon hetimet për të përcaktuar shkakun e aksidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit