33-vjeçari nga Durrësi në lidhje intime me 15-vjeçaren, e mbante peng në shtëpi

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 07.09.2025, 12:24

Një 33-vjeçar, i cili akuzohet se mbante me forcë në banesë një vajzë 15-vjeçare, duke ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj dhe duke e penguar të largohej është vënë në pranga.

Në shtëpinë e tij u gjet një armë zjarri tip “Zastava” me silenciator si dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provave materiale.

I ndaluari është Enea Zeqiri, banues në lagjen nr.14 të qytetit bregdetar. Hetimet paraprake dyshojnë se ai kishte krijuar një marrëdhënie intime me të miturën, duke e mbajtur atë në kushte presioni dhe izolimi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit