I mituri u përpoq të vriste babanë e tij në Shkup, i shkaktoi dhjetë plagë me thikë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 07.09.2025, 11:55

Prokuroria Publike e Shkupit ka nisur procedurë kundër një fëmije 17-vjeçar i cili u përpoq të vriste babanë e tij me një objekt të mprehtë.

Incidenti i përgjakshëm ndodhi në rrugën “Hristijan Todorovski Karposh” në Shkup, në shtëpinë familjare të fëmijës së dyshuar, i cili, sipas Prokurorisë, me dashje u përpoq t’i merrte jetën prindit të tij.

“Prokurori publik nga Prokuroria Publike e Shkupit i ka paraqitur një kërkesë gjyqtarit kompetent për fëmijë për të filluar procedurë përgatitore kundër një fëmije 17-vjeçar në konflikt me ligjin, për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm se ka kryer veprim që përcaktohet me ligj si vepër penale, vrasje sipas nenit 123 paragrafi 2 pika 2 në lidhje me nenin 19 (tentativë) të Kodit Penal”, informoi Prokuroria.

Prokuroria sqaroi se derisa babai ishte në dhomën e gjumit, fëmija iu afrua nga pas dhe i shkaktoi 10 plagë me thikë me një objekt të mprehtë. Në atë moment, nëna, e cila ishte aty pranë, arriti ta shtynte të miturin larg dhe menjëherë kërkoi ndihmë mjekësore.

Babai u shtrua në spital në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”, ku, edhe pas operacionit, ai mbetet në gjendje kitike për jetën.

Prokurori publik propozoi që të miturit t’i shqiptohet masa e paraburgimit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit