“Amerikani Khan Zohan mori makinën me qira dhe s’e ktheu më, na ka bllokuar”

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 07.09.2025, 11:45

Një qytetar ka kontaktuar me redaksinë e JOQ për të denoncuar një rast mashtrimi nga një shtetas amerikan, i identifikuar si Khan Zohan. Ky i fundit i ka marrë qytetarit një makinë me qira, por nuk ia ka kthyer ndonëse kanë kaluar disa ditë nga afati i dakordësuar në fillim. Para disa ditësh amerikani ka marrë një makinë me qira dhe e ka dëmtuar. Kompania i ka dërguar një tjetër. Në këtë moment ai i ka bërë bllok në kontakt shoferit dhe kompanisë ku ka marrë makinën me qira.

Pavarësisht përpjekjeve për ta kontaktuar, qytetari thotë se thirrjet dhe mesazhet janë injoruar. Makina është dashur të dorëzohet para dy ditësh, por deri tani nuk ka asnjë informacion të qartë për lokacionin e saj apo personit që e mori me qira. Denoncuesi thekson se kanë tentuar disa herë ta kontaktojnë, por thirrjet dhe mesazhet nuk kanë marrë përgjigje. Ai thekson se i kërkon vetëm automjetin mbrapsht, duke shtuar se nuk i intereson pjesa e pagesës që ka mbetur për t’u paguar.

“Përshëndetje JOQ! Po iu kontaktoj për të bërë një denoncim, për një makinë që kemi dhënë me qira. Një amerikan Khan Zohan na ka marrë makinën me qira. Kanë kaluar 5-6 ditë, diçka e tillë. E ka dëmtuar makinën e parë, i kemi dërguar një makinë tjetër të dytë dhe në momentin që është dërguar makina e dytë e ka marrë dhe më pas shoferëve dhe karotrecit që dërguan makinën i ka bërë bllok në numrin e kontaktit, madje as neve nuk na përgjigjet. Jemi munduar ta kontaktojmë disa herë por nuk i shkojnë thirrjet dhe mesazhet. Dyshohet se makinë është në zonën e Tiranës. I kemi kërkuar vetëm makinën mbrapsht, nuk na intereson pjesa e pagesës që ka mbetur. Makina ka qenë për t’u dorëzuar pardje, pra para dy ditësh në darkë. I vetmi mesazh që ka lënë është që makinën do e dorëzojë sot, në aeroportin e Rinasit. Ne nuk dimë as ku është makina, as çfarë ka bërë me makinën, a ka bërë ndonjë aksident. Ne kërkojmë vetëm makinën mbrapsht. Ju lutem na ndihmoni”, është ky mesazhi i qytetarit

Përmes JOQ. qytetari ka apeluar për ndihmën e publikut dhe autoriteteve për të zgjidhur këtë situatë dhe për të marrë makinën që ende nuk është kthyer.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit