SI SOT/ Kur socialistët dibranë grisën teserën dhe treguan që s’janë çyrykë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 07.09.2025, 08:30

Pesë vite më parë, në shtator të vitit 2020, një video bëri xhiron e rrjeteve sociale ku disa anëtarë të Partisë Socialiste në Dibër, të zhgënjyer nga premtimet e pambajtura të kryesisë së partisë, dolën publikisht duke grisur teserën e PS-së. "Ata zunë karriget dhe nuk pyetën më për organizatën, për popullin, për askënd", deklaroi një prej anëtarëve.

Ky akt simbolik i revoltës politike u mbështet nga disa socialistë të tjerë lokalë, të cilët gjithashtu grisën teserën dhe u shprehën se ndiheshin të tradhtuar. Ata ngritën zërin për një PS më afër njerëzve, më të përgjegjshme dhe më pak arrogante në pushtet. Mesazhi i tyre ishte i qartë: "Me njerëz të pabesë nuk qëndrohet në një rresht".

Pesë vite më pas, lindin pyetjet:

Si ndihen sot socialistët në tërësi?

Po socialistët dibranë të cilët treguan guxim dhe grisën teserën para 5 viteve, ndonëse nuk iu tha kush çyrykë?

A ka arritur Partia Socialiste t’i mbajë afër idealet dhe njerëzit që e ndërtuan, apo është kthyer në një strukturë të mbyllur, larg realitetit të anëtarësisë dhe halleve të qytetarëve që dikur i besuan?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit