Ermal Dredha shkel në pronën e qytetarit, i heq pankartën ‘Free Palestine’

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 07.09.2025, 10:33

Një pankartë me mbishkrimin “Free PALESTINE” u vendos mbrëmjen e djeshme në një godinë private në zonën e ish-Gjyqit në Vlorë, si një gjest simbolik solidariteti me popullin palestinez. Disa orë më pas policia dhe punonjësit e bashkisë Vlorë ndërhynë për ta hequr, me arsyetimin se banderolat me përmbajtje politike nuk lejohen të ekspozohen.

Personi që e ka vendosur është identifikuar, ai është shprehur se ajo godinë është e marrë me qira prej tij dhe se mund të bëjë çfarë të dëshirojë. Pankarta në Vlorë me mbishkrimin “Free PALESTINE” nuk ishte thirrje për urrejtje, as politike, por një mesazh paqësor dhe ndërgjegjësimi, një reagim i qytetarit ndaj një tragjedie që po ndodh në sytë e të gjithëve.

Ndërkohë, ajo që e bën situatën edhe më paradoksale është fakti se Bashkia e Ermal Dredhës vepron me vendosmëri për të larguar një pankartë paqësore nga një fasadë private ndërkohë që në të njëjtin qytet, bregdeti i Vlorës po mbytet nga betoni. Godina shumëkatëshe, ndërtimet buzë detit, zhdukja e hapësirave publike, për këto, askush vepron t’i largojë.

Pse u ndërmor një ndërhyrje ndaj një gjesti simbolik, pa asnjë rrezik real?

Në një vend që pretendon të mbrojë lirinë e shprehjes, a është një flamur palestinez arsye për ndërhyrje policore?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit