33-vjeçari në Durrës mban peng 15-vjeçaren, i gjendet armë me silenciator në banesë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 07.09.2025, 10:06

Një 33-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se mbante me forcë në banesën e tij një vajzë 15-vjeçare, duke ushtruar ndaj saj dhunë psikologjike dhe duke mos e lejuar të largohej. Sipas Policisë, vajza kishte një marrëdhënie intime me të arrestuarin, ndërsa situata është zbuluar pas një njoftimi të ardhur nga qytetarë.

Gjatë ndërhyrjes në banesën e Enea Zeqirit, banues në lagjen nr. 14 të qytetit, forcat e Policisë zbuluan edhe një armë zjarri të tipit “Zastava” me silenciator dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. 33-vjeçari u ndalua menjëherë dhe u shoqërua për në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme hetimore.

Materialet hetimore janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, ku ndaj Zeqirit rëndojnë tre akuza penale: “Dhuna në familje”, “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve”. Policia po vijon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit