Ekstradohet nga Republika Domenikane Soni Pepa, i përfshirë në trafikun e 11 tonëve kokainë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 07.09.2025, 09:27

Soni Pepa, i njohur edhe si Vilson Pepa, është ekstraduar në Shqipëri pas arrestimit në Republikën Domenikane. Ai akuzohet për trafikim ndërkombëtar të drogës, pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe pastrim parash. Pepa dyshohet se ishte pjesë e një grupi që trafikonte mbi 11 ton kokainë, me ngarkesa të mëdha të sekuestruara në Evropë.

41-vjeçari u arrestua më 3 shtator me dokumente të falsifikuara dhe telefona të koduar, ndërsa konsiderohet si një nga financuesit kryesorë të këtij rrjeti kriminal. Ngarkesa kryesore e drogës vinte nga Paraguai dhe kishte destinacion Antverpin në Belgjikë.

Tani Pepa ndodhet në paraburgim në Shqipëri dhe do të përballet me akuzat e rënda për trafikim narkotikësh dhe organizatë kriminale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit