“Viktima i shkoi të dyshuarit në shtëpi”

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 07.09.2025, 11:46

Një ngjarje e rëndë tronditi mbrëmjen e djeshme fshatin Llapashticë të Podujevës, ku një burrë mbeti i vdekur pas të shtënave me armë zjarri.

Vrasja dyshohet të ketë ndodhur brenda një veture.

Viktima është qëlluar me disa plumba brenda një veture të tipit Opel, ku gjendej së bashku me të dyshuarin në momentin e ngjarjes.

Detajet mbi rrethanat e saktësuara të vrasjes janë ende nën hetim, ndërsa motivet mbeten të paqarta.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit