Tjetër sherr në Astir, vajzat kapen për flokësh me njëra-tjetrën

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 06.09.2025, 23:42

Një tjetër sherr është raportuar mbrëmjen e sotme në zonën e Astirit.

Pamjet e mbërritura në redaksinë e JOQ Albania tregojnë tre vajza të reja të cilat janë kapur për flokësh dhe janë përleshur mes tyre.

Fillimisht sherri ndodhi pranë hyrjes së një lokali, ku disa djem ndërhynë menjëherë për t’i ndarë.

Mirëpo, edhe pse situata dukej se u qetësua, vajzat nuk u ndalën, duke e vijuar sherrin mes tyre më pas edhe në rrugë.

Shkaqet që i çuan tre të rejat drejt konfrontimit fizik me njëra-tjetrën mbeten ende të paqarta.

Pak më herët në Astir u raportua edhe një tjetër sherr mes një shoferi dhe një motoristi, ku ky i fundit u shoqërua me forcë nga punonjësit e policisë, për shkak se kundërshtoi urdhrat e tyre.

Nuk dihet nëse dy ngjarjet e ndodhura në të njëjtën zonë kanë lidhje mes tyre.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit