E trishtë: Ky është personi që mbeti i vrarë në Llapashticë të Podujevës

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 06.09.2025, 22:45

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në fshatin Llapashticë të Podujevës, ku janë raportuar të shtëna me armë zjarri.

Viktima është Bashkim Spahiu, rreth 43-vjeçar. Ngjarjen e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Nga informacionet e deritanishme mësohet se vrasja ka ndodhur brenda një veture, pas një bisede mes të dyshuarit dhe viktimës.

Ende nuk dihen motivet, por dyshohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje që u shndërrua në konflikt fatal aty për aty.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit