Sherr midis shoferit dhe motoristit në Astir, njëri prej tyre shoqërohet me dhunë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 06.09.2025, 22:56

Një sherr ka ndodhur në zonën e Astirit mbrëmjen e sotme, ku sipas qytetarëve janë përfshirë një motorist dhe një shofer.

Dëshmitarë nga vendngjarja tregojnë për JOQ se, pasi policia ndërhyri për t’i ndarë, motoristi ka reaguar dhunshëm ndaj efektivëve. Për pasojë, ai është shoqëruar me forcë drejt komisariatit, pasi kundërshtoi urdhrat e tyre.

Sipas dëshmitarëve, në vendngjarje u mobilizuan deri në 50 forca policie, duke e bërë situatën mjaft alarmante.

"Përshëndetje JOQ! Ndodhi një sherr në rrugë mes një motoristi dhe një shoferi. Policia rastisi aty dhe ndërhyri për t’i ndarë, por motorristi i kundërshtoi. U mblodhën diku rreth 50 forca policie, u bë alarmante. Unë kapa momentin kur e futën në makinë me dhunë," shprehet për JOQ një dëshmitar nga vendngjarja.

Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e sherrit, ndërsa pritet një reagim zyrtar nga policia.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit