Nuredin Dumani shtrohet me urgjencë në spital, blindohet QSUT

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 06.09.2025, 20:21

I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, është transportuar mbrëmjen e sotme në urgjencën e QSUT-së pas problemeve shëndetësore. Sipas burimeve, ai ka shfaqur fillimisht shenja takikardie, të shoqëruara më pas edhe me vështirësi në frymëmarrje.

Dumani u dërgua në spital nën masa të rrepta sigurie, i shoqëruar nga Forcat Speciale të Burgjeve dhe efektivë të RENEA-s.

Prej vitesh, Dumani është një nga bashkëpunëtorët më të rëndësishëm të drejtësisë, duke dhënë dëshmi që kanë çuar në hetimin dhe goditjen e disa prej grupeve më të fuqishme kriminale në vend. Kontributi i tij ka qenë kyç për SPAK-un në çmontimin e organizatave të strukturuara.

Ende nuk ka informacion të saktë mbi gjendjen e tij shëndetësore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit