Lëkundje të lehta tërmeti në Gjirokastër

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 06.09.2025, 19:04

Pak minuta më parë janë regjistruar lëkundje të lehta tërmeti në qytetin e Gjirokastrës.

Sipas EMSC, tërmeti ka pasur magnitudë 3.3 të shkallës Rihter, me epiqendër rreth 11 km në juglindje të Gjirokastrës, në zonën e Dropullit të Poshtëm.

Tërmeti ka ndodhur rreth orës 18:44. Për shkak të magnitudës të ulët, nuk raportohet për dëme.

Burime për JOQ Albania bëjnë me dije se lëkundjet kanë zgjatur 2-3 sekonda.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit