Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania për një person që qëndron pranë zonës së Laprakës dhe ish-Doganës në Tiranë, duke u kërkuar para përdoruesve të rrugës.
Sipas qytetares, në rastet kur nuk i japin para, ai bëhet agresiv, duke ofenduar dhe goditur makinat, veçanërisht kur bëhet fjalë për gra.
Qytetarja shkruan:
"Ai rri gjithmonë aty, kërkon para dhe sapo i thua jo, godet makinën, shan e bërtet. Sot, për të disatën herë, u afrua te makina ime, e godiste dhe vazhdonte të shante edhe pasi hapëm derën për ta larguar. Ju lutem publikojeni që të merret ndonjë masë."
Bashkëngjitur denoncimit, qytetarja ka dërguar edhe një video ku personi shihet i nervozuar dhe agresiv ndaj tyre.
Ajo kërkon që policia të marrë masa për situatën.