Përfshihet nga flakët një banesë në Fushë-Krujë

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 06.09.2025, 18:31

Një banesë është përfshirë nga flakët sot në zonën e Tregut të Romëve, në Fushë-Krujë.

Pamjet e dërguara pranë redaksisë tregojnë tym të zi që ka mbuluar pjesën e zonës, duke shkaktuar shqetësim te banorët.

Fatmirësisht, nuk ka raportime për persona të lënduar, ndërsa dëmet materiale në banesën e prekur nga zjarri janë të konsiderueshme.

Shkaqet e zjarrit ende mbeten të paqarta.

Denoncimi i qytetarit:

Përshëndetje, në Fushe-Krujë te tregu i romëve mori flake një banesë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit