“Zjarr në lagjen numër 1 Durrës, përsëri i njëjti pallat”

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 06.09.2025, 17:51

Banorët e Lagjes Nr. 1 në Durrës janë përballur sërish me panik, pasi një zjarr shpërtheu në të njëjtin pallat ku incidente të ngjashme kanë ndodhur edhe më parë. Flakët përfshinë një pjesë të ndërtesës, duke shkaktuar shqetësim të madh te banorët.

Sipas banorëve, kjo nuk është hera e parë që pallati përballet me situata të tilla, duke ngritur pyetje mbi masat e sigurisë dhe mirëmbajtjen e ndërtesës.

Ende nuk dihet arsyeja e cila ka shkaktuar zjarrin apo nëse ka persona të lënduar.

Denoncimi i qytetarit:

Përshëndetje doja t’ju jepja një raportim për zjarr përsëri në Lagjen nr.1 në Durrës përsëri i njëjti pallat.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit