Një video e fundit që po qarkullon në rrjetet sociale ka tërhequr vëmendjen e shumë përdoruesve. Ajo tregon historinë e një njeriu që duket se ka gjetur mënyrën për të sfiduar kohën dhe për të treguar se energjia nuk ka moshë.
Bëhet fjalë për Fiçorrin, një 78-vjeçar nga Selishta, i cili nuk ndalet para asgjëje. Në mes të dimrit, me temperaturat që i bëjnë të dridhen edhe të rinjtë, ai futet në ujë të ftohtë dhe noton me lehtësi, si të ishte ende një adoleshent.
Shqetësimi i përditshëm për të mos qenë “mjaftueshëm i ri” duket se nuk ekziston në fjalorin e tij. Jeta e gjatë dhe puna e palodhur nuk e kanë bërë të humbasë kurajon dhe dëshirën për të provuar gjëra të reja.
Ky shembull i jashtëzakonshëm na kujton se mosha është thjesht një numër dhe qëndrueshmëria, kurbë e jetës dhe guximi mund të qëndrojnë të forta pavarësisht viteve që kalojnë. Fiçorri është një shembull se plakja nuk vjen nga mosha por nga shpirti dhe një shpirt i ri nuk plaket kurë.