I pashqetësuar, turisti vjedh syzet në mes të ditës në një dyqan në Himarë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 06.09.2025, 15:31

Redaksisë tonë i ka mbërritur një video ku shihet qartë momenti kur një turist vjedh një palë syze në një dyqan në Himarë. Ngjarja ndodhinë mes të ditës, ndërsa turisti afrohet pranë syzeve, merr një palë syze, i fut në çantën e tij pa asnjë ndjesi shqetësimi, dhe më pas vazhdon të bëjë pyetje të pafajshme ndaj shitëses rreth modeleve të tjera. Pas këtij veprimi, ai largohet i qetë nga dyqani, pa paguar.

Ky incident është vetëm një nga disa rastet e raportuara kohët e fundit, ku vizitorët e huaj janë përfshirë në akte të tilla vjedhjeje të vogla nëpër dyqane, markete apo biznese të vogla në bregdet. Ka patur rritje të ndjeshme të rasteve të tilla, veçanërisht gjatë muajve të verës, kur numri i turistëve shumëfishohet dhe kontrolli bëhet më i vështirë.

Ky incident shërben si një thirrje ndërgjegjësimi për të gjithë turistët që vizitojnë vendin tonë mikpritja dhe besimi që u ofrohet nuk duhet abuzuar. Sjellje të tilla jo vetëm që cenojnë imazhin e vizitorëve të huaj, por dëmtojnë edhe bizneset e vogla lokale që punojnë me përkushtim për të ofruar shërbim cilësor.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit