27 vjeçari nga Kosova po kërkohej nga autoritetet Gjermane, kapet nga Policia shqiptare

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 06.09.2025, 14:37

Një 27-vjeçar, shtetas i Kosovës, u ndalua në Morinë, pasi kërkohej nga autoritetet gjermane si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi”.

Sipas njoftimit të Policisë së Shqipërisë, ndaj S.M., Gjykata lokale e Mynihut kishte nxjerrë urdhërarrest ndërkombëtar, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi”, me maksimum dënimi deri në 10 vjet burg.

“Si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve të imtësishme në hyrje/dalje, me objektiva goditjen e paligjshmërive në kufi, si dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, të cilët tentojnë të lëvizin ilegalisht për t’iu shmangur përgjegjësisë penale, shërbimet e Policisë Kufitare të Morinës, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Kukës, ndaluan në hyrje shtetasin kosovar S. M., 27 vjeç, banues në Kosovë”.

“Nga verifikimet e kryera dhe nga informacioni i shkëmbyer me partnerët gjermanë, nëpërmjet Interpol Tiranës, rezultoi se ai ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata lokale e Mynihut kishte nxjerrë ndaj tij urdhër-arrest ndërkombëtar, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi”, me maksimum dënimi deri në 10 vjet burg”, thuhet në njoftimin e policisë.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Gjermani, po vijon procedurat për ekstradimin e 27-vjeçarit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit