Çahet tubacioni në lagjen “Fermeë” të Cërrikut! Banorët një javë pa ujë, bashkia në gjumë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 06.09.2025, 14:33

Një problem serioz me furnizimin me ujë të pijshëm po shqetëson prej më shumë se një jave banorët e lagjes “Fermë” në qytetin e Cërrikut. Pavarësisht se rruga është asfaltuar rishtazi, një tub i ujësjellësit është çarë dhe deri më tani askush nuk ka ndërhyrë për riparimin e tij. Banorët shprehen se për shkak të kësaj avarie, uji vjen me sasi shumë të vogla aq sa nuk del as për nevojat më minimale si larja e trupit apo e enëve.

Sipas denoncuesve, problemi i është raportuar një punonjësi të bashkisë, i cili ka qenë në dijeni të situatës, por nuk ka marrë asnjë masë për zgjidhjen e saj. Ujësjellësi nuk është njoftuar zyrtarisht, megjithatë, autoritetet vendore e kanë ditur për problemin. Ndërkohë, në lagje flitet se tubi mund të jetë dëmtuar nga një banor për arsye personale, por kjo mbetet e pakonfirmuar.

Përshëndetje JOQ, ju lutem dua të bëj një denoncim, por të mbetem anonim, sepse pa u bërë zëri i problemit tek ju, nuk gjendet zgjidhje për shqetësimet tona. Në qytetin e Cërrikut, në lagjen e quajtur "Ferme", sapo është asfaltuar rruga, por po ndodhin probleme serioze. Është çarë tubi i ujit të pijshëm dhe ka më shumë se një javë që askush nuk ka ardhur për ta rregulluar. Problemi është se nuk kemi ujë të mjaftueshëm as për t’u larë, as për të larë rrobat apo enët. Ujësjellësin nuk e kemi njoftuar, por ia kemi thënë dikujt që punon në bashki dhe e dinte shumë mirë që ishte çarë tubi. Sërish, prej një jave askush nuk ka marrë masa. Disa thonë se tubin e ka çarë një banor tjetër nga inati Zoti e di se çfarë problemi ka pasur por ne të tjerët, çfarë duhet të bëjmë? Të rrimë pa ujë? Uji vjen shumë, shumë pak nuk del as për të larë enët, jo më për gjërat e tjera bazike. Faleminderit!”, përfundon denoncuesi.

Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga bashkia Cërrik me kryetar Andis Salla dhe Ujësjellësi i zonës për të rregulluar dëmtimin dhe për të rikthyer furnizimin normal me ujë të pijshëm në zonë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit