Nesër edhe Tirana do të përjetojë magjinë e eklipsit të “Hënës së Përgjakur”

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 06.09.2025, 14:08

Më 7 shtator qytetarët e Tiranës do të jenë dëshmitarë të një fenomeni astronomik spektakolar, eklipsi total i Hënës, i njohur ndryshe si “Hëna e Përgjakur”. Ky fenomen do të fillojë të shihet në kulmin e tij pak pas orës 20:10 dhe do të zgjasë deri rreth orës 23:00, duke ofruar një shfaqje magjepsëse në qiellin e natës.

Eklipsi total ndodh kur Toka vendoset mes Diellit dhe Hënës, duke e zhytur Hënën në hijen e saj. Gjatë këtij momenti, drita e Diellit kalon përmes atmosferës së Tokës, ku rrezet blu shpërndahen, ndërsa ato me ngjyrë të kuqe kalojnë më lehtë dhe reflektohen në sipërfaqen e Hënës. Kjo bën që Hëna të marrë një ngjyrë të kuqe, portokalli apo kafe, duke marrë kështu edhe emrin e saj popullor “Hëna e Përgjakur”.

Ky fenomen astronomik është një mundësi unike për të admiruar mrekullitë e universit dhe për t’u informuar më shumë rreth lëvizjeve të trupave qiellorë që ndikojnë jetën tonë. Mos e humbisni shansin për të parë këtë shfaqje të jashtëzakonshme nga qendra e kryeqytetit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit