Italiani tmerrohet me sistemin zhvatës shëndetësor në Shqipëri: Paguhen edhe spitalet publike

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 06.09.2025, 13:10

Një video e publikuar në rrjet nga një shtetas italian i ka nxjerrë bojën sistemit shëndetësor shqiptar. Ai thotë se është i shokuar që i kanë kërkuar para për një rast urgjent shëndetësor kur supozohet se spitalet publike duhet të ofrojnë shërbim pa pagesë.

Sipas rrëfimit, vjehrri i tij theu femurin dhe u paraqit në urgjencën e një spitali shtetëror në Tiranë. Aty, mjekët i kanë komunikuar qartë se për ta operuar dhe për të vendosur pllakën metalike duheshin para. “Pa pagesë, nuk kishte ndërhyrje”, denoncon ai.

Ky rrëfim ka ngjallur reagime të shumta, teksa qytetarët kanë ndarë përvoja të ngjashme dhe shprehin indinjatën se në vend të trajtimit falas, shpesh herë pacientëve u kërkohen para edhe në spitale publike duke hedhur poshtë propagandën e qeverisë për shërbim shëndetësor falas.

ITALIANI SHKRUAN NË NJË VIDEO TË BËRË VIRALE:

🇦🇱 SISTEMI SHËNDETËSOR NË SHQIPËRI: DËSHMIA IME

Babai i gruas time Silvanës theu kockën e femurit (legenit).

Në urgjencën e spitalit publik na e bënë të qartë: Për ta operuar dhe për të pasur pllakën e femurit duhet të paguajmë para. Pa pagesë, nuk të japin ndërhyrje.

Mendja më shkoi menjëherë te mamaja ime në Itali: E njëjta situatë, femur i thyer, urgjencë → u operua menjëherë, shtrimi dhe qëndrimi falas, ashtu siç duhet të jetë në një sistem shëndetësor publik.

Dy realitete përballë. Dy përvoja krejt të kundërta.

Një pyetje që nuk më hiqet nga mendja: a është normale që në Shqipëri, në një spital publik, shëndeti të varet nga portofoli?

👉 Shkruani në komente: e dinit? Ju ka ndodhur ndonjëherë? Çfarë mendoni?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit