Banorët denoncojnë gjendjen skandaloze të lagjes “Syrja Dylgjeri” në Elbasan: Bashkia na ka harruar!

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 06.09.2025, 11:58

Banorët e zonës “Syrja Dylgjeri”, rruga e re e Trenit, pranë shkollës “Sul Misiri” në Elbasan, kanë ngritur zërin përmes një denoncimi për JOQ, duke denoncuar papërgjegjshmërinë totale të Bashkisë Elbasan me kryetar Gledian Llatja. Sipas tyre, pas vendosjes së tubacioneve të reja, rrugët janë lënë të shkatërruara dhe të papërfunduara.

Po aq alarmante është edhe gjendja e një pallati pranë kopshtit dhe shkollës. Sipas tyre, më shumë se një vit më parë, punonjësit e Bashkisë hoqën suvatimin e jashtëm duke thënë se rrezikonte jetën e banorëve. Premtuan se do ta rregullonin shumë shpejt, por që nga ajo ditë askush nuk është kthyer.

Banorët i bëjnë thirrje mediave, institucioneve dhe publikut që të shohin nga afër këtë situatë skandaloze dhe të kërkojnë llogari nga Bashkia Elbasan.

"Ne, banorët e lagjes Syrja Dylgjeri, Rruga e Re e Trenit, tek shkolla Sul Misiri në Elbasan, duam të denoncojmë përmes jush gjendjen e mjerueshme ku ndodhemi për shkak të papërgjegjshmërisë së Bashkisë Elbasan. Pas vendosjes së tubacioneve të reja, rrugët tona janë shkatërruar dhe janë lënë pa përfunduar. Punimet u bënë keq e përgjysmë: tubat dy metra të gjatë janë hedhur anash, rrugët janë mbushur me gropa, baltë dhe zhavorr, duke i bërë të pakalueshme si për këmbësorët, ashtu edhe për automjetet. Çdo ditë makinat tona dëmtohen dhe qytetarët detyrohen të kalojnë nëpër lluca, sikur të jetonim në një fshat të harruar, jo në një qytet të madh si Elbasani. I bëjmë thirrje mediave, institucioneve shtetërore dhe publikut që të shohin nga afër këtë situatë skandaloze. Ne nuk kërkojmë asgjë më shumë përveç asaj që na takon si qytetarë: rrugë të kalueshme, pallate të sigurta dhe një bashki që mban përgjegjësi. Po aq alarmante është edhe gjendja e pallatit pranë kopshtit dhe shkollës. Më shumë se një vit më parë, punonjësit e Bashkisë hoqën suvatimin e jashtëm, duke thënë se rrezikonte jetën e banorëve. Premtuan se do ta rregullonin “shumë shpejt”, por që atëherë asnjë nuk është kthyer. Sot, pallati është lënë në gjysmë, suvaja bie copë-copë, dhe çdo ditë banorët jetojnë me frikën se do t’u bjerë mbi kokë. Janë bërë me dhjetëra ankesa dhe kërkesa në Bashki, por askush nuk na ka dëgjuar. Askush nuk ka marrë asnjë masë. Kjo është shkelje e rëndë e të drejtave të qytetarëve, është tallje me taksat tona dhe me jetën tonë. Faleminderit!", shkruajnë banorët e lagjes Syrja Dylgjeri, Rruga e Re e Trenit, tek shkolla Sul Misiri në Elbasan.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit