Aktorja Delinda Disha, punonjëse prej muajsh në televizionin MCN TV të Endri Meksit dhe prezantuese në këtë televizion, ka degjeneruar publikisht në një story në profilin e saj në Instagram pronarin dhe administratoren Marsida Karabollaj për mospagim të rrogave prej 5 muajsh.

Punëtorët nuk kanë kontrata dhe pagat jepen gjysmë në dorë për të shmangur deklarimin e taksave. Disha akuzon Karabollajn për vendosje gjobash dhe mos pagim pagash.
“Kjo Marsida Karabollaj është e etur për vënie gjobash dhe mos pagim pagash. Dy moderatoret e emisionit të mëngjesit, Borës dhe Rit, ende nuk i kanë marrë pagat. Edhe ata janë larguar,” thekson Disha për JOQ.
Më tej, ajo shton se situata ka prekur mbi 100 punonjës, të cilët nuk kanë marrë rrogat që prej muajit prill, por shumë prej tyre kanë frikë të flasin publikisht nga halli ekonomik.

“Kjo është kuçedra që u ha lekët punëtorëve. Janë 100 e ca punëtorë që nuk kanë marrë rrogat prej muajit prill. Janë nevojtarë, hallexhinj të shkretë dhe kanë frikë të flasin. Kjo bashkë me Endri Meksin dhe Armir Shkurtin,”-shkruhet në mesazh.
Disha sqaron gjithashtu për JOQ se pagesat nuk kryhen nga vetë MCN.TV, por nga një kompani tjetër me emrin JOHANITERI Shpk.