Durrës/ 27-vjeçari qëllon me armë gjahu pas një konflikti në Hamallaj

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 06.09.2025, 10:23

Një konflikt i çastit mes dy të rinjve ka përfunduar me të shtëna armësh në zonën e Hamallaj, Fermë Sukth, Durrës. Policia ka arrestuar në flagrancë 27-vjeçarin Sebastian Toska, i cili pas një sherri verbal me një 34-vjeçar, ka qëlluar në drejtim të tij me një armë gjahu. Fatmirësisht, nga incidenti nuk pati persona të lënduar.

Ngjarja alarmoi banorët e zonës, ndërsa Policia e Shijakut, në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Durrës, organizoi operacionin e koduar “Shotgun” që çoi në kapjen e autorit. Gjatë kontrollit, u sekuestrua edhe çifta që u përdor në përplasjen e armatosur, armë të cilën i riu e mbante pa leje.

Sebastian Toska do të përballet me disa akuza të rënda, përfshirë “vrasje e mbetur në tentativë”, “prishje e rendit publik” dhe “armëmbajtje pa leje”. Policia ka bërë thirrje për shmangien e konflikteve të dhunshme dhe për dorëzimin e armëve të mbajtura në mënyrë të paligjshme. Hetimet për rrethanat e ngjarjes vijojnë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit