26-vjeçari durrsak përdhunon turisten italiane

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 06.09.2025, 09:41

Një 26-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 18-vjeçare italiane.

Leonardo Preza është arrestuar pas disa kërkimesh intensive dhe denoncimit të bërë nga vajza italiane.

Hetimet paraprake tregojnë se Preza ka precedentë të mëparshëm penalë, konkretisht në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe të vjedhjes.

Materialet hetimore do t’i kalohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14–18 vjeç”, parashikuar nga Kodi Penal.

Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit