Kune-Shëngjin mes plehrave! Banorët: Rrezik infeksioni, bashkia nuk vë dorë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 06.09.2025, 09:02

Një qytetar nga zona e Kunes në Shëngjin ka dërguar një mesazh alarmues në redaksi, duke denoncuar gjendjen mjaft shqetësuese të mbeturinave të grumbulluara në këtë zonë bregdetare. “Nuk jemi në Indi, por në Kune-Shëngjin. Është mbushur plot me plehra dhe askush nga bashkia nuk vjen t’i pastrojë. Rrezik infeksioni”, shprehet ai në mesazhin e tij.

Sipas banorit, situata është përkeqësuar ditët e fundit, ndërsa mungesa e pastrimit po ndikon negativisht jo vetëm në mjedis dhe pamjen turistike të zonës, por edhe në shëndetin publik. Plehrat janë shpërndarë përgjatë rrugëve dhe hapësirave publike, duke tërhequr insekte dhe duke krijuar erëra të pakëndshme që shqetësojnë banorët dhe vizitorët.

Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga bashkia e Lezhës, me kryetar Pjerin Ndreu dhe kompanitë e pastrimit për të kthyer normalitetin në një zonë që njihet për potencialin turistik. Në kulmin e sezonit, neglizhenca ndaj menaxhimit të mbetjeve jo vetëm që dëmton imazhin e Shëngjinit, por përbën edhe një kërcënim real për shëndetin e komunitetit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit