E tradhtoi tatuazhi me gruan gjysmë të zhveshur: Shqiptari arrestohet pas 19 vitesh në arrati

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 06.09.2025, 08:20

Një 52-vjeçar shqiptar, Durin Lusha, është arrestuar nga autoritetet italiane në Taviano, provincë në jug të Italisë, pas 19 vitesh në arrati. Lusha ishte i shpallur në kërkim në të gjithë Evropën për drejtimin e një rrjeti italo-shqiptar të shfrytëzimit për prostitucion, ku viktimat ishin kryesisht gra të reja të huaja, përfshirë edhe nga Shqipëria.

Ai u identifikua nga policia falë një tatuazhi të veçantë në parakrahun e djathtë – një figurë e një gruaje gjysmë të zhveshur. Arrestimi ndodhi në një lokal pranë një pike karburanti.

Për të shmangur drejtësinë, Lusha kishte ndryshuar identitetin, duke përdorur emrin Elidon Lusha në pasaportë.

Tashmë ai pritet të vuajë një dënim prej 10 vitesh burg, të dhënë më herët nga gjykatat italiane për krimet e tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit