I riu në dilemë i drejtohet publikut: Të zgjedh vajzën që dua, apo atë që më do?

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 06.09.2025, 01:31

Një i ri i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania duke kërkuar mendimin e qytetarëve për një dilemë që po e mundon prej kohësh.

Ai po njihet njëkohësisht me dy vajza dhe e ka të vështirë të vendosë. Nga njëra anë është vajza që ai pëlqen vërtet, por që shpesh është e largët dhe nuk i kushton aq shumë vëmendje sa ai do. Nga ana tjetër, është një vajzë që e do pa kushte dhe i qëndron gjithmonë pranë, duke i ofruar dashuri dhe përkushtim të plotë. Ai e ndjen vlerësimin dhe afërsinë e saj, por zemra e tij duket se ka mbetur te vajza tjetër.

I paqartë mbi vendimin që duhet të marrë, djaloshi pyet publikun: A duhet të ndjekë ndjenjat e tij dhe të rrezikojë për një dashuri të pasigurt? Apo duhet të zgjedhë sigurinë dhe dashurinë e pakushtëzuar që i ofron vajza tjetër?

Mesazhi i të riut:

"Përshëndetje JOQ! Jam në një dilemë dhe s’po di çfarë të bëj. Po njihem me dy vajza njëkohësisht: njërën e dua unë, por ajo nuk më kushton shumë vëmendje, ndërsa tjetra më do pa kushte dhe më shkruan gjithmonë. Kë mendoni se duhet të zgjedh: vajzën që dua, apo vajzën që më do?"

Si mendoni ju, në një marrëdhënie, çfarë duhet të vlerësohet më shumë: të ndjekësh zemrën apo të zgjedhësh atë që të do me gjithë shpirt?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit