Pacientët s’gjejnë qetësi në spitalin e Durrësit: Lavazhi ndez pompën në mesnatë dhe muzika e dasmave s’pushon!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 06.09.2025, 00:16

Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e JOQ Albania një situatë shqetësuese që ka ndodhur pranë spitalit të Durrësit. Ai thotë se ndërsa ka familjarë të shtruar për kurim, në orën 11 të natës një lavazh pranë spitalit ndez pompën për të larë makina e tapete, duke prishur qetësinë e pacientëve.

Sikur të mos mjaftonte kjo, edhe muzika me volum të lartë nga ahengjet e dasmave po e rëndon edhe më shumë situatën, duke u kthyer në një makth për të sëmurët që kanë nevojë për pushim dhe qetësi.

Denoncimi i qytetarit:

“Përshëndetje JOQ! Në orën 11 të natës, ky tipi ka ndezur pompën e lavazhit, po lan tapeta dhe makina. Kemi njerëz të sëmurë në spital dhe dëgjohet shumë. Mirë dasmat, por edhe lavazhet nuk po na lënë rehat.”

Në redaksinë tonë kanë mbërritur qindra denoncime të ngjashme, që variojnë nga muzika me volum të lartë në qendra të banuara deri te rituali i fishekzjarreve në mesnatë, duke shqetësuar banorët, fëmijët e vegjël dhe pacientët që kanë nevojë për qetësi. Këto situata tregojnë se argëtimi i dikujt nuk duhet të kthehet në bezdi apo dëm për të tjerët. Respekti për qetësinë dhe mirëqenien e komunitetit është një detyrim qytetar që na përket të gjithëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit